← Shfleto

Hasan Ahmeti

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në mars të vitit 1955 në Ferizaj. Shkollimin fillor dhe të mesmin i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Zagrebit, ku edhe magjistroi në viti 1993 me temën:”GABIMET NË DIAGNOSTIKË DHE TRAJTIM TË APANDICITIT AKUT NË NJË KLINIKË KIRURGJIKE”(kr). Mr. Hasan Ahmeti doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1997 me temën:”OPERACIONI PLASTIK I HIPOSPADISË ME METODËN E MODIFIKUAR TË HORTON-DEVINE”. Dr. Hasan Ahmeti së pari punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë. Specializoi në Kirurgjinë e fëmijëve në Prishtinë, dhe në Klinikën e Kirurgjisë “Rebro” të Zagrebit. Pas specializimit zgjidhet asistent i Kirurgjisë, mandej docent i lëndes së Kirurgjisë, e më vonë prof. i asocuar. Ka qenë drejtor i Klinikës së Kirurgjisë në Prishtinë dhe drejtor i KQUK. Kryetar i Kirurgëve të Kosovës. Ka marrë pjesë në simpoziume e konferenca në vend dhe jashtë vendit. Është autor-koautor i 30 punimeve shkencore-profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.