Haqif Qerimi
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1943 në Koshare të Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Biologjisë më 1968. Studimet pauniversitare i bëri në FSHMN-Seksioni i Biologjisë Eksperimentale-Drejtimi Biokimia Molekulare në Zagreb, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1972 me temën: ”ZBËRTHIMI I ACIDIT DIOKSIRIBONUKLEIK PAS RREZATIMIT JONIZUES NË KULTURËN E SINKRONIZUAR BAKTERIALE E. COLI”(kr). Mr. Haqif Qerimi doktoroi në Institutin “R.Boshkoviq” në FSHMN të Zagrebit në tetor të vitit 1981 me temën: ” SINTEZA E ACIDIT DIOKSIRIBONUKLEIK TE BAKTERIET E RREZATUARA ESCHERICHIA COLI”(kr). Dr. Haqif Qerimi më 1971 u zgjodh asistent i biokimisë në Katedren e Biologjisë në FSHMN të Prishtinës ku arriti deri te prof.ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 14 punime shkencore, 7 tekste për shkolla të mesme dhe 4 tekste universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.