← Shfleto

Haqif Canaj

Magjistër i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi në shkurt të vitit 1944 në Koretin të Kamenicës(Dardanës). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Hogosht, të mesmen e kreu në Shkup. Fakultetin Filozofik-Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Instituti i Biomjekësisë i Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1974 me temën: ”IZOLIMI DHE KARAKTERISTIKAT E LIPIDEVE TË SPANAQIT”(kr). Mr. Aqif Canaj në fillim punoi si mësues në vendlindje, si prof. i biologjisë në Shkollë të mesme në Kamenicë, ku ishte edhe drejtor i shkollës (10 vjet). Ka qenë kryetar i Kuvendit Komunal në Kamenicë, ka qenë edhe sekretar i BVI-s Krahinore të Arsimit në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës . Tash është i paangaszhuar dhe jeton në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.