Hamlet Bezhani
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në qershor të vitit 1940 në Fier, ku i kreu shkollën fillore, dhe të mesmen - në Tiranë. Studioi gjuhën gjermane në Lajpcig (Gjermani) dhe e përfundoi në Universitetin e Tiranës në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe më 1964. Punoi në Katedrën e Gjuhës Angleze, ka qenë zv. dekan në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Studimet pasuniversitare i kreu në Pekin (Kinë) më 1965 dhe në Paris më 1984, më 1991 u specializua në Manhajm (Gjermani) dhe në Teksas në Amerikë. Më 1979 mori gradën Kandidat i Shkencave të Filologjisë dhe titullin “Docent” më 1984 e “Profesor” më 1995. Ka të botuar fjalor e tekste universitare. Ka përkthyer nga gjuha angleze e gjermane në shqip dhe anasjelltas. Mori pjesë në konferenca e simpoziume ndërkombëtare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.