← Shfleto

Hamit Thaçi

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1930 në Sibofc të Obiliqit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Mitrovicë, ku e kreu edhe të mesmen (Gjimnazin). Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Frënge e kreu në Shkup më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Beogradit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1984 me temën: ”MËSIMI I GJUHËS FRËNGE NË KOSOVË, ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË METODAT BASHKËKOHORE”(sr). Mr. Hamit Thaçi doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në korrik të vitit 1997 me temën: ”ASPEKTI TEMATIK NË TEKSTET MËSIMORE TË FRËNGJISHTËS PËR SHKOLLA FILLORE DHE TË MESME NË GJUHËN SERBOKROATE E SHQIPE NË SFRJ (1945-1974)”. Dr. Hamit Thaçi punoi si arsimtar e profesor i frëngjishtes në Shkollën Normale të Prishtinës, përkthyes në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit dhe në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. U zgjodh ligjërues i frëngjishtes në Fakultetet: Filozofik, Juridik, Teknik dhe të Mjekësisë të Prishtinës. Më vonë në Fakultetin e Filologjisë ligjëroi lëndën Metodika e gjuhës frënge. Ka të botuara 22 punime profesionale dhe 8 libra për gjuhën frënge si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.