← Shfleto

Hamit Mehmeti

Doktor i shkencave teknike – teknologjisë

Lindi në mars të vitit 1946 në Zajaz të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Tekniken) në Veles. Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë e kreu në Shkup më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Shkupit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1979 me temën: ”NITRIMI ME GAS NË KOHË TË SHKURTËR TE ÇELIKUT SHPEJTËGDHËNËS ME SHTIMIN E OKSIGJENIT”(ma). Mr. Hamit Mehmeti doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë në shtator të vitit 2000 me temën: ”HULUMTIMET KRAHASUESE TË MIKROSTRUKTURËS DHE REZISTENCËS NDAJ KONSUMIT TË ÇELIQEVE PAS GAZOKSINITRIMIT DHE NITROKARBURIMIT”. Dr. Hamit Mehmeti së pari punoi si mësimdhënës në Qendrën Teknike në Mitrovicë, në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit, në Repartin e Eksploatimit të Feronikelit në Gllogoc, prej vitit 1977 kaloi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës, ku u zgjodh asistent i Metalurgjisë dhe Metalografisë Fizike. Tash është ligjërues i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara 30 punime, 12 prej tyre jashtë vendit. Ka qenë në specializim në Gjermani dhe ka 6 tekste e dispensa universitare të botuara.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.