← Shfleto

Hamit Boriçi

Doktor i shkencave të filologjisë

U lind në mars të vitit 1930 në Shkodër. Shkollimin fillor dhe të mesmin i kreu në vendlindje. Shkollimin e lartë për gazetari e bëri në Universitetin “Lomonosov” të Moskës, mandej kreu edhe Fakultetin Histori-Filologji – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës. Më 1982 iu dha Grada “Kandidat i Shkencave”, me 1986 iu dha grada “Doktor i Shkencave”, kurse në vitin 2000 “Profesor”- “Drejtues i Shkencave”. Dr. Hamit Boriçi së pari punoi si gazetar – pedagog i gazetarisë (40 vjet) në Departamentin e gazetarisë në Universitetin e Tiranës, si titullar i lëndëve “Teoria dhe Praktika e Gazetarisë” etj.. Dr. H. Boriçi ka qenë Shef Katedrës së gazetarisë në Universitetin e Tiranës (1986-..). Sekretar Shkencor në Institutin e Gjuhësisë e Letërsisë në Akademinë e Shkencave në Tiranë (1980 -..). Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike në Universitetin e Tiranës. Ka udhëhequr shumë gazeta, ka të botuara tekste universitare për gazetari. Ka të botuara disa monografi për publicistikë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.