Hamid Nuredini
Doktor i shkencave teknike – xehetarisë
Lindi në shkurt të vitit 1950 në Rahovicë të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Teknikën) në Shkup. SHLT e kreu në Mitrovicë ku e vazhdoi Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë ku diplomoi më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Xehetarisë Gjeologjisë dhe Naftës në Zagreb, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1988 me temën: ” ANALIZA E SHFAQJES SË VETËNDEZJES SË QYMYRIT NË MIHJEN SIPËRFAQSORE TË BARDHIT DHE MUNDËSITË E SANIMIT ME APLIKIMIN E SUSPENZIONIT TË HIRIT DHE BENTONITIT ME INJEKTIM “(kr). Mr. Hamid Nuredini doktoroi ne Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës në shkurt të vitit 1999 me temën: ” KONTRIBUT NË HULUMTIMIN E ZHURMËS DHE VIBRACIONEVE NË ELEKTROEKONOMINË E KOSOVËS“. Dr. Hamid Nuredini së pari punoi në kombinatin “Kosova” të Obiliqit, specializoi në Poloni e Sllovaki. Punoi si inxh. i Xehetarisë në investime mandej u pranua asistent i lëndës përgatitja e lëndës minerale dhe teknika e sigurimit të minierave dhe arriti deri te docent i këtyre lëndëve në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës. Ka të botuara 1 punim dhe 1 tekst universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.