Hamdi Ramadani
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në maj të vitit 1954 në Lladovc të Besianës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Podujevë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në maj të Vitit 1997 me temën: ”KARAKTERISTIKAT KIMIKO-EPIDEMIOLOGJIKE TË TIFOS ABDOMINALE NË PRISHTINË ME RRETHINË PËR PERUDHËN 1984-1988”. Mr. Hamdi Ramadani doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në janar të vitit 2000 me temën: ”KARAKTERISTIKAT KLINIKO-EPIDEMIOLOGJIKE TË MORBILLIT NË KOSOVË NË VITET 1988-1997 ME PËRQENDRIM NË PASOJAT E MORBILLIT PAS EPIDEMISË MASIVE NË VITIT 1997 NË KOSOVË”. Dr. Hamdi Ramadani në fillim punoi si mjek në Podujevë e me 1980 kaloi në Klinikën Infektive të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës së pari si asistent dhe arriti deri te docent i lëndës Sëmundjet Infektive në këtë fakultet në Prishtinë. Ka qenë edhe shef Reparti i Klinikës Interne. Ka të botuara 10 punime shkencore dhe 20 punime profesionale dhe dy libra të ndryshme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.