← Shfleto

Hamdi Podvorica

Doktor i shkencave juridike

Lindi në qershor të vitit 1949 në Dumosh të Podujevës (Besianë). Shkollën fillore e nisi në vendlindje kurse e kreu në Podujevë, ku e kreu edhe Gjimnazin. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1972. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1994 me temën: ”PËRGJEGJËSIA JURIDIKO-CIVILE PËR MUNGESA MATERIALE TE KONTRATAT E NDËRTIMIT NË PRAKTIKËN GJYQËSORE DHE AFARISTE TË NDËRMARRJEVE NDËRTIMORE NË KOSOVË”. Mr. Hamdi Podvorica doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në dhjetor të vitit 2003 me temën: ”PROCESI I TRANZICIONIT DHE I PRIVATIZIMIT TË PRONËS NË DISA SHTETE TË EVROPËS QENDRORE, JUGLINDORE DHE NË KOSOVË”. Dr. Hamdi Podvorica punën e filloi si referent juridik në Ndërmarrjen “Gërmia”, në OTHPB”Rilindja” si gazetar, si Gjyqtar në Gjyqin Komunal të Podujevës, sekretar i KNI ”R. Sadiku” të Prishtinës. Këshilltar i lartë për Legjislacion në Qeverinë e Përkohshme të Republikës së Kosovës dhe Gjykatës në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Ka të botuara 6 punime dhe 1 libër.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.