Hamdi Lleshi
Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi më 1937 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin e Elektroteknikës-Seksionin e Energjetikës e kreu në Zagreb më 1963. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Zagreb, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1978 me temën: ”KUFIZIMI I NDËRTIMIT TË TERMOCENTRALEVE NË BAZË TË LIGNITIT KOSOVAR”(kr). Mr. Hamdi Lleshi së pari u angazhua si asistent i makinave elektrike në SHLT në Prishtinë, prej aty kaloi në OP”Ngrohtorja” në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit, ku ka qenë drejtor Teknik. E më 1974 zgjidhet ligjërues i shqyrtimeve të Makinave Elektrike në Fakultetin Teknik në Seksionin e Elektroteknikës të Prishtinës. U specializua në Angli. Tash është ligjërues i ngasjeve elektromotorike, i rregullimit të ngasjeve elektromotorike dhe shqyrtimi i makinave Elektromotorike në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë. Ka të botuara disa punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.