Hamdi Fazliu
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi në korrik të vitit 1962 në Celinë të Rahovecit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Rahovec. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1987. Në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare, ku magjistroi në Prishtinë në maj të vitit 1998 me temën: ”MIGRIMET E POPULLSISË SHQIPTARE NË SHQIPËRI PREJ VITIT 1912 DERI NË PRILL TË VITIT 1939”. Mr. Hamdi Fazliu e vazhdoi punën si pedagog i historisë në Rahovec.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.