← Shfleto

Hamdi Ajazaj

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në prill të vitit 1947 në Zhur të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Prizren. Fakultetin Filozofi-Dega e Fizikes - e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Fizikës nukleare në Zagreb ku edhe magjistroi në maj të vitit 1977 me temën:“SHPËRNDAJA E PROTONEVE ME ENERGJI TË LARTË NË BËRTHAMËN E HELIUMIT(He)“(kr). Mr. Hamdi Ajazaj doktoroi në FSHMN në Zagreb në dhjetor të vitit 1986 me temën: “HULUMTIMET E NJË DHE DYPARAMETRIKE TË DEVIJIMEVE NGA SIMETRIA E SU(3) TË MODELIT BOZMION SU(6)“.(kr). Dr. Hamdi Ajazaj në fillim punoi si prof. i fizikes në Gjimnazin e Prizrenit e me 1973 u zgjodh asistent në Grupin e Fizikës dhe arriti deri te prof. ordinar i Mekanikës Kuantike në FSHMN në Prishtinë ku edhe punon. Dr. H. Ajazaj ka në numer të punimesh shkencore të botuara edhe jashtë vendit dhe është autor dhe koautor i shumë teksteve të fizikës për shkolla fillore, të mesme dhe universitare, Është pedagog i dalluar në Katedrën e Fizikës në FSHMN të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.