← Shfleto

Halim Purellku

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në nëntor të vitit 1952 në Tuhinë të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Shkup. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1985 me temën: ” KËRÇOVA ME RRETHINË NË MES DY LUFTËRAVE BOTËRORE ( 1918 – 1941)”. Mr. Halim Purellku doktoroi në Fakultetin Filozofik të Tiranës në qershor të vitit 1999 me temën: ” RRETHANAT USHTARAKO-POLITIKE TË RAJONIT TË SHQIPËRISË LINDORE (1918 – 1921)”. Dr. Halim Purellku punoi si prof. i historisë në Kaçanik, mandej në Shkup dhe tash punon në Universitetin e Tetovës si docent i historisë. Ka të botuara 28 punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.