Halim Prekadini
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në prill të vitit 1937 në Mitrovicë. Shkollën fillore katërklasëshe dhe atë të Mjekësisë e kreu në vendlindje. Më 1957 u shpërngul për në Turqi në Adapazar. Atje i kreu Liset I, II dhe III. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Universitetin e Hejdebergut në Gjermani më 1968 ku edhe doktoroi në të njëjtin fakultet në shkurt të vitit 1977 me temën: ”KOMPLIKIMET E TRAKTIT DIGESTIV NË RASTET E OPERUARA DHE JO TË OPERUARA“(gj). Dr. Halim Prekadin punoi si mjek në Ushtrinë turke. Specializimin e bëri në Buchen të Odenwaldit ku specializoi ORL e mandej punoi si mjek specialist në Ludgwishafen në Shtutgard deri më 1978 e prej atje u kthye në Prizren dhe punoi në Qendrën Mjeksore si ORL deri më 1991 kur pushteti serbomalazez e largoi nga puna. Dr. Halim Prekadini hapi Ordinancën private “Dinimed” në Prizren. U mor edhe me përkthime të literaturës nga gjermanishtja. E përkthei librin “Edukimi i fëmijëve të verbër”. Aktualisht jeton dhe punon në Prizren
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.