← Shfleto

Halim Hajdari

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi në nëntor të vitit 1944 në Zhujë të Kamenicës (Dardanës). Shkollën fillore e nisi në Topanicë dhe e kreu në Koretin. Shkollën e mesme (Ekonomike) e kreu në Gjilan. SHLP-Dega Histori-Gjeografi e kreu në Gjakovë më 1969. Shkallën e Dytë të Fakultetit Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1971, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën: ”ZHVILLIMI EKONOMIKO-SHOQËROR, ARSIMOR DHE KULTUROR NË KOMUNËN E KAMENICËS NË PERIUDHËN E NDERTIMIT SOCIALIST 1945-1980” Mr. Halim Hajdari fillimisht punoi si arsimtar i historisë, mandej profesor në shkollë fillore e në Gjimnaz të Kamenicës, si sekretar i komitetit komunal të LKJ të Kamenicës, drejtor i Shkollës së Mesme të punëve të Brendshme në Vushtrri dhe si kryeshef i sigurimit publik (policis) në Kamenicë. Ka të botuara 10 punime profesionale, jeton në Dardanë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.