← Shfleto

Halil Turku

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi më 1935 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik - Dega e Matematikës e kreu në Sarajevë më 1960. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Beogradit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1974 me temën: ” FUNKCIONET E KLASES Hp, p MA E MADHE SE ZERO DHE INTERPULACIONI I KËTYRE FUNKSIONEVE”(sr). Mr. Halil Turku doktoroi në FSHMN të Prishtinës në prill të vitit 1976 me temën: ”INTERPOLIMI NË HAPSIRAT E HILBERTIT DHE KLASET HP NË GJYMËSRRAFSH”(sr). Dr. Halil Turku së pari punoi si asistent i matematikës në Fakultetin Filozofik – Dega e Matematikës - në Prishtinë, ku arriti deri te prof. ordinar i lëndës Teoria e funksioneve komplekse në FSHMN të Prishtinës. Ka qenë në specializim në Moskë dhe Strazburg. Ka qenë shef i Katedrës së Matematikes në këtë fakultet, prodekan dhe dekan i FSHMN të Prishtinës. Ka të botuar tekste të matematikës për të gjitha nivelet e shkollimit si dhe tekste universitare. Ka të botuara 30 punime shkencore të matematikes.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.