← Shfleto

Halil Kukaj

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në maj të vitit 1959 në Guci - Plavë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Ekonomik më 1982. Në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në janar të vitit 1991 me temën:”KREDITIMI I BANKAVE AFARISTE TË KSA TË KOSOVËS NGA MJETET E EMISIONIT PRIMAR NË PERIUDHËN 1981-1988”. Mr. Halil Kukaj doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në dhjetor të vitit 2005 me temën:”MENAXHIMI I STRATEGJIVE TË INTEGRIMIT TË SUBJEKTEVE EKONOMIKE TË KOSOVËS NË RRJEDHAT EKONOMIKE NDËRKOMBËTARE”. Dr. Halil Kukaj së pari punoi si ekonomist në Inspektoriatin e Finacave pranë Shërbimit të Kontabilitetit Shoqëror në Plavë, mandej si hulumtues i pavarur shkencor në Institutin Ekonomik të Prishtinës. Njëkohësisht është edhe ligjërues i lëndës marketingu ndërkombëtar në fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Ka të botuara 7 punime shkencore. Ka marrë pjesë në hartimin e shumë projekteve ekonomike të punuara në Institutin Ekonomik të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.