Halil Alidema
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi në mars të vitit 1936 në Pozharan të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (normalen) në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1978 me temën: ”TRAKTATI I SHENSTEFANIT DHE BALLKANI” Mr. Halil Alidema në fillim punoi si mësues në vendlindje, mandej si nënpunës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës deri më 1981. Pas këtij viti shteti jugosllav e burgosi dhe e dënoi disa vite burgim. Pas lirimit nga burgu u detyrua ta lëshoi Kosovën dhe shkoi për të jetuar në Shqipërinë Tiranë. Vdiq në mars të vitit 1996.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.