← Shfleto

Hakif Bajrami

Doktor i shkencave të historisë

Lindi më 1943 në Batllavë të Podujevës (Besianës). Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në Podujevë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë, e kreu në Prishtinë më 1970. ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në maj të vitit 1975 me temën: ”RRETHI I LLAPIT GJATË VITEVE 1941-1944”. Mr. Hakif Bajrami e vazhdoi punën shkencore dhe doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në janar të vitit 1979 me temën: ”RRETHANAT SHOQËRORO-POLITIKE NË KOSOVË 1918-1941”. Dr. Hakif Bajrami në fillim punoi si prof. i historisë në gjimnazin e Prishtinës, mandej në Arkivin e Kosovës ku edhe ka qenë drejtor (1981) për një kohë të gjatë. Dr. H. Bajrami ka më tepër se 80 punime shkencore nga lëmi i historiografisë dhe ka 3 tekste shkollore si autor-koautor. Ka edhe dhjetra monografi për jetën dhe luftërat e patriotëve shqiptar të Kosovës. Tash punon si Këshilltar i lartë shkencor në Arkivin e Kosovës në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.