← Shfleto

Haki Xhakli

Magjistër i artit – pikturës

Lindi në tetor të vitit 1952 në Ferizaj. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Kamenicë. Fakultetin e Arteve-Dega e Pikturës e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në mars të vitit 2000 me temën: ”POLISEMIA E MESAZHIT ARTISTIK”. Mr. Haki Xhakli ka marrë pjesë në ekspozita kolektive të organizuara në Ferizaj (1975-1982), në Prishtinë (1988-1995) në Kërçovë (1983-1995). Mr. H. Xhakli ka organizuar edhe ekspozita individuale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.