← Shfleto

Haki Kasumi

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në maj të vitit 1950 në Grabanicë të Klinës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë më 1974. Po në këtë fakultet i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në mars të vitit 1980 me temën: ”BASHKËSIA FETARE ISLAME NË KOSOVË ME 1918-1945”. Mr. Haki Kasumi doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1989 me temën:”BASHKËSITË FETARE NË KOSOVË 1945-1980”. Dr. Haki Kasumi së pari punoi si prof. i historisë në Gjimnaz të Lipjanit, në Shkollën Ekonomi dhe Bujqësore të Prishtinës, më 1975 u punësua në Institutin e Historisë së Kosoves në Prishtinë ku punon si bashkëpuntor i lartë shkencor në këtë Institut. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka të botuar 1 botim të veçant. 2 tekste për shkolla të mesme. 17 punime shkencore dhe 6 punime si kontribute tjera.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.