← Shfleto

Haki Hysenaj

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1958 në Lëbushë të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Strellc, kurse të mesmen në Deçan. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1981. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1993 me temën: ”TIPARËT AKUSTIKE DHE DISTRIBUCIONALE TË TINGUJVE TË SHQIPËS” Mr. Haki Hysenaj së pari punoi si gazetar i “Rilindjes” e më vonë u zgjodh asistent i lëndëve Fonetika dhe Dialektologjia në Degën Gjuhë Shqipe - në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku edhe punon. Ka të botuar 9 punime, studime dhe artikuj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.