← Shfleto

Haki Demolli

Doktor i shkencave juridike

Lindi në shkurt të vitit 1963 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje, ku e kreu edhe Fakultetin Juridik më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në shkurt të vitit 1995 me temën: ”ZBULIM DHE LUFTIMI I KRIMINALITETIT EKONOMIK ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË TERRITORIN E GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË PËR PERIUDHËN 1979-1988”. Mr. Haki Demolli doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në shtator të vitit 2001 me temën: ”TERRORIZMI DHE LUFTIMI I TIJ”. Dr. Haki Demolli në fillim punoi në Gjyqin e Qarkut të Prishtinës, kurse prej vitit 1987 punon si asistent i Kriminalistikës e mandej si ligjërues i kësaj lënde në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ka punuar edhe në Shkollën e Policisë në Vushtrri si ligjërues. Ka të botuara 11 punime profesionale si shënime bibliografike.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.