← Shfleto

Haki Dakoli

Doktor i shkencave të hidrogjeologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1933 në Durrës. Mësimet fillestare dhe të mesmet i mori në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Akademinë e Minierave në Krakov (Poloni). Në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave u doktorua në Tiranë në vitin 1980 me temën: “ KUSHTET GJEOLOGJIKO-INXHINIERIKE TË LUGINES SË LUMIT VJOSA PËR QËLLIME TË NDËRTIMEVE HIDRO-ENERGJETIKE”. Dr. Haki Dakoli punoi si hidrogjeolog në Laboratorin Qëndror të Naftës të Kuçovës, pedagog dhe përgjegjës i Katedrës së Gjeologjisë Inxhinierike dhe të Hidrogjeologjisë në Tiranë. Rezultatet e studimeve-kërkimeve i paraqiti me bashkautorë në kumtesa, referate dhe në artikuj shkencorë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.