Haki Bajrami
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1943 në Konjuh të Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në Lipjan, kurse shkollën e mesme ekonomike në Ferizaj, Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në maj të vitit 1973 me temën: ” RËNDËSIA REGJIONALE DHE INTEREGJIONALE E THËNGJILLIT TË KOSOVËS”(kr). Mr. Haki Bajrami në fillim punoi si ekonomist në komunën e Lipjanit, pastaj në Këshillin Krahinor-Sektori për Ekonomi të Kosovës dhe si asistent i lëndës: Ekonomia politike II në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Mr. H. Bajrami bëri specializimin për tregti të jashtme në Bruxel, ku e mësoi edhe gjuhën frënge, mandej u zgjodh drejtor i Drejtoratit për Ekonomi dhe Investime në Bankën e Bashkuar të Kosovës. Ka të botuara 4 punime shkencore dhe është pjesëmarrës i Projektit zhvillimor të Ekonomisë së Kosovës deri në vitin 2000. Tash punon në Bankën e Re të Kosovës të formuar pas vitit 1999 si vazhdimësi e Bankës së Kosovës në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.