← Shfleto

Hajrush Fazliu

Magjistër i artit – pikturës

Lindi në dhjetor të vitit 1949 në Karaçevë të Poshtme të Dardanës. Shkollën fillore e nisi në Hodonoc dhe e kreu në Roganë. Shkollën Normale e kreu në Gjilan. Akademinë Pedagogjike-Dega e Artit e kreu në Shkup, kurse Fakultetin e Arteve – Dega e skulpturës e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1997. Mr. Hajrush Fazliu përvojën pedagogjike e bëri në shkollat fillore dhe të mesme të Gjilanit si dhe në SHLP ”Skënderbeu” në Gjilan, mandej kaloi si prof. i rregullt i Metodikës së kulturës figurative e prej vitit 1999 kaloi si ligjërues në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, ligjëron edhe në Tetovë. Mr. H. Fazliu disa herë është shpërblyer me shpërblime e mirënjohje të ndryshme. Ka marrë pjesë në ekspozita individuale dhe kolektive në Kosovë dhe në shumë kryeqendra të Ballkanit dhe Evropjane. Merret edhe me sport dhe është shpallur “Volejbollisti i vitit” në Gjilan, është anëtar SHAFK që nga viti 1972.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.