← Shfleto

Hajriz Meleqi

Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë

Lindi në nëntor të vitit 1946 në Blaq të Opojës së Dragashit (Sharrit). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prizren. Fakultetin e SHMN-Dega e Gjeografisë - e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temën.” ZHVILLIMI HISTORIKOGJEOGRAFIK I KOMUNES SË DRAGSHIT“. Mr. Hajriz Meleqi u doktorua në FSHMN-Dega e Gjeografisë në Prishtinë në janar të vitit 2001 me temën:” OPOJA-STUDIM KOMPLEKS GJEOGRAFIK”. Dr. Hajriz Meleqi në fillim punoi si profesor i gjeografisë në Dragash dhe si asistent në FSHMN – Dega e Gjeografisë në Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.