← Shfleto

Hadije Hoxha-Kukulac

Magjistër e shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi më 1944 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. FSHMN-Dega e Biologjisë - e kreu në Beograd më 1967, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Beograd në korrik të vitit 1980 me temën: ”KALIMI I DUAJVE PËRÇUES RADIAL NË ATË KOLATERAL TE FASULJA DHE KUNGULLI”(sr). Mr. Hadije Hoxha-Kukulac, ka punuar si profesoreshë e biologjisë në Normale dhe Gjimnaz të Mitrovicës. Ka qenë zëvendësdrejtori në Shkollën e Mjekësisë dhe drejtoreshë e Qendrës për Arsim fillor dhe drejtoreshë e Çerdhës së Fëmijëve në Mitrovicë, kurse tash është profesoreshë në Gjimnaz të Mitrovicës. Pra, kjo gjithëkohën ia kushtoi arsimit të vendlindjes së saj në Mitrovicë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.