← Shfleto

Greatano Petrota

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1882 në Pjana të Arbreshëve të Italisë, Shkollën e mesme dhe të lartën (teologjike) i kreu në Seminarin Italo-shqiptar të Palermos. Magjistroi në shkencat e Filologjisë dhe punoi si prof. i gjuhës dhe letërsisë shqipe të Universitetit të Palermos. Ishte edhe drejtor i Katedrës deri më 1944, në Universitetin e Palermos. Mr. Greatano Petrota njihet si studiues dhe historian i letërsisë shqipe. Për veprën “Popalo, lingua e literatura albanese” u laurua nga Akademia Mbretërore e Italisë. Mr. G. Petrota shkroi vjersha, studime, monografi që paraqesin një kontribut të madh shkencor për letërsinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Në dorëshkrim i kanë mbetur edhe disa vepra si “Gramatika shqipe e së folmes së Horës së Arbëreshëve” si dhe një fjalor frazeologjik të Arbëreshëve të Sicilisë. Vdiq në vendlindje më 1952.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.