← Shfleto

Gramoz Pashko

Doktor i shkencave politike

Lindi në shkurt të vitit 1955 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin Ekonomik – Dega Ekonomi Politike, e kreu në Tiranë më 1977. Në vitin 1983 në Fakultetin Ekonomik mori gradën “Kandidat i Shkencave” me temën: “STAGFLACIONI – NJË MODEL I RRITJES NË EKONOMINË BOTËRORE NË VITET E 80-tat”. Në vitin 1989 në Fakultetin Ekonomik të Tiranës mbrojti disertacionin e doktoratës me temën: “NDRYSHIMET DHE KRIZAT STRUKTURORE NË EKONOMINË BOTËRORE NË VITET 80-ta”. Dr. Gramoz Pashko prej vitit 1978 filloi punën si profesor në Fakultetin Ekonomik për lëndët: Ekonomia dhe historia e mendimit ekonomik. Më 1993 Komisioni i Lartë i Gradave Shkencore i Qeverisë së Shqipërisë ia dha titullin “Profesor”. Më 1991 u emërua zv. kryeministër dhe ministër i ekonomisë në Qeverinë Shqiptare. Dr. G. Pashko është autor – bashkautor i shumë studimeve të botuara dhe i monografive si dhe tema e doktoratës, ka botuar edhe jashtë shtetit. Mbajti ligjërata të autorizuara në disa universitete jashtë vendit. Në skenën politike ishte i angazhuar dhe themelues kryesor i Partisë Demokratike.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.