← Shfleto

Gjystina Cacaj-Shushka

Doktor shkencash të filologjisë

Lindi më 1938 në Triesh të Tuzit. Shkollën fillore e kreu në Tuz, kurse shkollën Normale në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, më 1974. Pas një pune hulumtuese doktoroi në Institutin e Gjuhës dhe të Letërsisë në Tiranë në qershor të vitit 1994 me temën: ”GJUHA NË VEPRËN E NAUM VEQILHARXHIT”. Dr. Gjystinë Cacaj punoi si mësuese, profesoreshë në shkollat e mesme të Prishtinës. Është profesoresha e parë nga rrethi i Tuzit dhe është femra e parë nga trojet jashtë shtetit amë që doktoroi në Universitetin e Tiranës. Ka të botuara 2 libra, një universitar dhe një shkencor. Dr. Gjystina Cacaj-Shushka është docente e lëndës gjuha bashkëkohore shqipe në Fakultetin Filozofik-Dega e Albanologjisë në Beograd, ku ligjëroi gjer më 1990, por për shkaqe sigurie iu dasht ta ndërprente punën në këtë fakultet dhe detyrimisht u pensionua. Jeton në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.