← Shfleto

Gjyldane Mulla

Doktor e shkencave të sociologjisë

Lindi në mars të vitit 1941 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik e kreu në Sarajevë më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1975 me temën: ”LINDJE E KLASËS PUNËTORE INDUSTRIALE NË KOSOVË”(sr). Mr. Gjyldane Mulla doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në mars të vitit 1989 me temën: ”ÇËSHTJA BANESORE E KLASËS PUNËTORE NË KOSOVË ( ASPEKTI SOCIOLOGJIK)”. Dr. Gjyldane Mulla së pari punoi si prof. e Filozofisë në Gjimnaz të Pejës dhe të Prishtinës. Më 1975 u pranua si ligjëruese e sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës - në Departamentin e Sociologjisë-Filozofisë, për Sociologjinë e vendbanimeve dhe për historia e sociologjisë dhe arriti deri te prof. ordinar për këto lëndë në këtë fakultet. Ka të botuara 8 punime shkencore dhe 1 tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.