← Shfleto

Gjon Shllaku

Doktor i filozofisë klasike

Lindi më 1907 në Shkodër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta për filozofi dhe teologji i filloi në Belgjikë dhe i kreu në Francë në Universitetin e Sorbonës në Paris. Doktoroi në filozofi klasike. Dr. Gjon Shllaku ka punuar si pedagog dhe profesor në Shkodër. I drejtonte organizatat e rinisë së atëhershme shkodrane. Ka qenë drejtor i revistës “Hylli i Dritës”, në të cilën ka botuar shumë studime, periodikë, kritika si dhe dokumente kombëtare. Pra, Dr. Gjon Shllaku ka qenë punëtor shkencor dhe politik që ka punuar për të mirën e popullit dhe të shtetit të vet. Ka të botuara 4 vepra filozofike e letrare, por kurrë nuk u pajtua me politikën e komunistëve dhe mu për këtë regjimi komunist i kohës e likuidoi ideologun dhe shkencëtarin Gjon Shllaku më 1946 në Shkodër si shumë bashkëmendimtarë të tij.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.