Gjergji Gjani
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi më 1950 në Berat. Aty i kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikes, e kreu në Tiranë më 1972. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1995 me temën: ”ZGJEDHJA E DISA PROBLEMEVE TË PËRPUNIMIT TË VENDBURIMEVE TË NAFTËS ME NDIHMËN E MODELIMEVE FIZIKE E NUMERIKE”. Dr. Gjergji Gjani së pari punoi si fizikan në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier. Aty ishte edhe shef i Kabinetit të Modelimit të vendburimeve të Naftës e të Gazit në Fier. Është marrë me studimin hidrodinamik të puseve të Naftës. Ka të botuar disa artikuj shkencor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.