Gëzime Shehu-Starova
Doktor e shkencave juridike
Lindi në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Shkup. Fakultetin e Drejtësisë e kreu në Lubjanë, ku në këtë fakultet doktoroi në shtator të vitit 1991 me temën:”?“.(sl). Dr. Gëzime Shehu-Starova është ndër shqiptaret e para në Maqedoni që doktoroi në shkencat Juridike dhe punon në Fakultetin Juridik të Shkupit si profesoreshë e rregullt, mandej është e angazhuar edhe në universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë si profesoreshë e shkencave juridike.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.