← Shfleto

Gëzim Xhaferri

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi në shtator të vitit 1970 në Kërçov. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Gostivar. Fakultetin Filozofik-Gjuhën Gjermane e kreu në Mynhen të Gjermanisë më 1992. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë ku edhe magjistroi në shtator të vitit 2000 me temën:”VALENCA E FOLJES NË GJUHËN GJERMANE NË PËRÇASJE ME ATO TË SHQIPËS NË VEPREN E S. ZWAJGUT”(gj). Mr. Gëzim Xhaferri doktoroi në të njëjtin fakultet të Prishtinës në shtator të vitit 2003 me temën:” VALENCA NË GJUHËN GJERMANE DHE NË GJUHËN SHQIPE – ANALIZË KONTRASTIVE” Dr. Gëzim Xhaferri punon në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë dhe në Tetovë, si ligjërues i gjuhës gjermane dhe është prodekan për çështje akademike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ka marrë pjesë në shumë sesione shkencore e trajnike në qendra të ndryshme evropiane dhe ka botuar studime e përkthime nga fusha e gjermanistikës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.