← Shfleto

Gëzim Gjata

Doktor i shkencave të gjeodezisë

Lindi në mars të vitit 1956 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit - Dega e Gjeodezisë, e kreu në Tiranë më 1980, po në këtë fakultet edhe u doktorua në vitin 1997 me temën: ”NDERTIMI I DATABAZE TOPOGRAFIKE, BAZË PËR INTEGRIMIN E SISTEMEVE TË INFORMACIONIT TOPOGRAFIK”. Dr. Gëzim Gjata së pari punoi si inxh. gjeodet në ekspoziten Gjeolo-gjeofizik e detare në Durrës. Pedagog në Departamentin e Gjeodezisë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, menagjer i Fondacionit Shqiptar të shoqërisë civile. Ka qenë në specializim në Holandë. Është marrë me punë topo - gjeodezike të ekspeditës. Rezultatet e punimeve i ka paraqitur në harta dhe artikuj shkencorë si dhe në referate, në simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare ne vend dhe jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.