Gëzim Bisha (Hajdari)
Doktor i gjeodezisë
Lindi në mars të vitit 1952 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen (të përgjithshme) dhe Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit – Dega e Topologjisë i kreu në Tiranë më 1976. Gëzim Bisha (Hajdari) doktoroi po në këtë fakultet në Tiranë në qershor të vitit 1977. Dr. Gëzim Bisha (Hajdari) punoi si inxh. gjeodet në Ndërmarrjen e Gjeodezisë-Gjeologjisë, ku më 1977 u zgjodh asistent i gjeodezisë inxhinierike në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Tiranës. Ishte përgjegjës i Departamentit të Gjeodezisë të Universitetit të Tiranës. Dr. Gëzim Bisha (Hajdari) u specializua në Torino dhe në Bari të Italisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.