← Shfleto

Gazmend Zhuri

Doktorr i shkencave të mjekësisë

Lindi në nëntor të vitit 1960 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin e Mjekësisë i kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1995 me temën: ”TRETMANI PREHOSPITALIK I TË SËMURËVE ME KANCER BRONHIAL NË REGJIONIN E PRISHTINËS”(kr). Mr. Gazmend Zhuri Doktorroi në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë me temën: “Strategjia dhe Perspektivat e zhvillimit të shërbimeve antituberkulare në Kosovë”. Dr. G. Zhuri punon si mjek në Repartin e Onkologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës ku ka qenë edhe shef i Repartit, tash është asistent dhe Konsultant ndërkombëtar për çështje të tuberkulozit në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka marrë pjesë në simpoziume e kongrese dhe ka të botuara 16 punime profesionale si autor e 6 si koautor dhe 1 tekst për shkolla të mesme si koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.