← Shfleto

Gazmend Luboteni

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në korrik të vitit 1957 në Prizren. Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin Ekonomik i kreu në Prishtinë më 1980. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1992 me temën: ” UDHËHEQJA E LIKUIDITETIT TË BANKËS AFARISTE NË KUSHTET BASHKËKOHORE”. Mr. Gazmend Luboteni doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në qershor të vitit 1996 me temën: ”MENAXHMENTI FINANSIAR I BANKAVE AFARISTE NË PERIUDHËN E DERREGULLIMIT TË VITEVE 90-ta”. Dr. Gazmend Luboteni së pari punoi në Bankën e Lubjanës në Prishtinë, prej vitit 1985 punon në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës së pari si asistent i finansave, mandej ligjërues Bankat dhe afarizmi financiar i bankave, ligjëron edhe në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës. Është anëtar i Bordit Drejtues në Bankën Qendrore të Kosovës prej themelimit. Specializoi në SHBA, ku inicoi bashkëpunimin e universiteteve amerikane dhe Universitetit të Prishtinës. Ka të botuara 2 tekste universitar, dhe një numër punimesh shkencore, është shef i Departamentit të Financave të bankave dhe i Kontabilitetit si dhe prodekan i Fakultetit Ekonomik të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.