← Shfleto

Gazmend Bakija

Magjistër i shkencave juridike

Lindi më 1947 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin Filozofik-Dega e Sociologjisë (Filozofisë), e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku edhe magjistroi në janar të vitit 1999 me temën: ”LIDHJE DEMOKRATIKE E KOSOVËS VAZHDIMËSI E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE”. Mr. Gazmend Bakija së pari punoi si mësimdhënës, mandej si jurist. Vdiq po sa magjistroi në vendlindje, më 1999.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.