← Shfleto

Gaspër Shoshi

Doktor i shkencave të filozofisë

Lindi në qershor të vitit 1903 në Cetinë (Mali i Zi), ku familja e të atit jetoi përkohësisht si transportues mallrash (me kafshë). Mësimet fillestare dhe më pas Kolegjin Severian i kreu në Shkodër me sukses të shkëlqyeshëm. E vazhdoi Liceun Francez në Korçë. Më 1924 e mori bursën e shtetit Shqiptar dhe u dërgua në Austri për t'i vazhduar studimet e mëtejme, u fut në Gjimnaz Real “Franc Jozef” të Freystadit në Linz ku e kreu maturën më 1927. Pas diplomimit kaloi në Vjenë për t'i vazhduar studimet në Fakultetin e Filozofisë-Dega Filozofi antike, por më 1929 filloi të merrej edhe me gjuhën shqipe si student i N. Joklit për ta përgatitur doktoratën në Albanologji që e mbrojti me sukses më 1938. Pas doktorimit u kthye në atdhe dhe u emërua mësues i Latinishtes në shkolla të ndryshme dhe në Gjimnazin e Shtetit në Tiranë. Mandej në Teknikumin e Mjekësisë e së fundit pedagog i Latinishtes në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamzës. Vdiq në Tiranë më 1983.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.