Gaspër Krasniqi
Doktor i teologjisë krishtere
Nga literatura e konsultuar nuk na janë të njohura vendlindja, shkollimi fillor dhe i mesëm, por dimë se Gaspëri studioi në Universitetin Urbaniana të Romës ku edhe doktoroi në teologjinë e krishtere në qershor të vitit 1835. Dr. Gaspër Krasniqi ka qenë ndër mësimdhënësit e parë në Kosovë që ka përhapur dijen tek bashkëkohësit e vet në ato kohë të vështira, kur populli ynë ishte nën sundimin osman. Dr. G. Krasniqi shërbeu edhe në Prizren. Aty edhe vdiq më 1876.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.