Gaspër Gjini
Doktor i shkencave kanonike – kishtare
Lindi më 1930 në Ferizaj. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Dubrovnik. Fakultetin e Teologjisë e kreu në Institutin e Misiologjisë-të drejtat kanonike, në Universitetin Propaganda Fide-Urbane në Romë ku doktoroi në dhjetor të vitit 1968 me temën: ”MBI BURIMET HISTORIKO JURIDIKE TË KISHËS SË SHKUPIT”(la) e mbrojtur në latinisht dhe e botuar në shqipe dhe kroatishte. Dr. Gaspër Gjini punoi si sekretar i Ipeshkëvisë së Ferizajt, e Shkup dhe përsëri u kthye në Ferizaj, ku jetoi dhe punoi deri në vdekje. Vdiq më 1985.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.