Gaqo Tashko
Doktor i shkencave të agronomisë
Lindi në mars të vitit 1905 në Fajum afër Kajros (Egjipt). Mësimet e para i nisi në Korçë (në gjuhën shqipe) dhe i kreu në Kolegjin Francez në Holenau të Egjiptit, kurse shkollën e mesme e kreu në Bundesrealshules në Vjenë më 1925. Studimet për agronomi i vazhdoi në Hochschule fur Badenkultur të Vjenës ku u diplomua më 1930 si inxhinier i agronomisë, specializimin kreu në Francë në Institutin e Agronomisë të Versajit dhe në stacionin eksperimental të Dizhonit. Më 1936 ia paraqiti Institucionit të Lartë të Bujqësisë të Vjenës disertacionin me temën: ”KËRKIME MBI KSEROFILINË E DISA VARIETETEVE TË DRITHRAVE DIMROR”(gj). U doktorua në korrik të vitit 1936. Pas doktorimit Dr. Gaqo Tashko u kthye në atdhe dhe u emërua drejtor i eksperimentimit agrar në Ministrinë e Ekonomisë dhe më vonë kaloi në Ministrinë e Bujqësisë. Ky ngriti stacionin e parë të seleksionimit të farërave në Shqipëri. Më 1937 ishte ministër i Bujqësisë dhe i Pyjeve dhe Rektor i ILB të Kamzës. Dr. Gaqo Tashko ishte ndër agronomët më të shquar në Shqipëri. I ka të botuara disa tekste universitare në vend dhe jashtë vendit. Vdiq në Tiranë më 1967.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.