Gani Sada
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në janar të vitit 1941 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Shkollën e Lartë Ekonomike-Komerciale e kreu në Pejë, mandej vazhdoi Fakultetin Ekonomik dhe e kreu në Beograd më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1974 me temën: ”ZHVILLIMI SHOQËRORO-EKONOMIK I RS TË SHQIPËRISË”(kr). Mr. Gani Sada së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Gjakovës, aty përktheu librin Kontabiliteti për shkolla të mesme ekonomik, mandej kaloi në Bankën Interne të Elektroekonomisë së Kosovës në Prishtinë si shef i Kontabilitetit, prej aty kaloi me punë në Institutin Ekonomik të Prishtinës. Ka qenë ligjërues i lëndës Kontabiliteti i shpenzimeve të prodhimtarisë në SHLE të Pejës. Vdiq tragjikisht më 1997.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.