← Shfleto

Gani Pula

Magjistër i shkencave të veterinarisë

Lindi më 1930 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Veterinarisë e kreu në Sarajevë më 1959. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Veterinarisë në Zagreb ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1977 me temën: ”KONTRIBUT NJOHËJES DHE CAKTIMI KOMERCIAL TË KUALITETIT TË MISHIT TË DELËS”(kr). Mr. Gani Pula ka punuar si Sekretar për Bujqësi në Këshillin Krahinor të Kosovës, si drejtor i Stacionit të Veterinarisë në Prishtinë, si teknolog i prodhimit të mishit në Thertore të Fushë Kosovës. Inspektor i veterinës dhe kryeshef i Inspektoriatit Komunal të Prishtinës, drejtor i Thertorës së Fushë Kosovës dhe ka ligjëruar edhe në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.