Gani Muhaxhiri
Doktor i shkencave të veterinës
Lindi më 1941 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Veterinarisë e kreu në Zagreb më 1966. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në qershor të vitit 1971 me temën: ”NDIKIMI I RASTEVE MIKROKLIMATIKE TE RIPRODHIMET E DERRAVE NË REGJIONIN E PRISHTINËS DHE PREVENTIMI I DËMTUESVE ME DHËNIEN E VITAMINËS C NË USHQIMIN E DERRKUCAVE”(kr). Mr. Gani Muhaxhiri doktoroi në Fakultetin e Veterinarisë në Zagreb në prill të vitit 1979 me temën: ”QARKULLIMI I ACIDIT ASKORBIK DHE I MATERIEVE TË OKSIDUESHME NË GJAKUN E GJEDHËVE GJATË VITIT SI DHE NË FAZAT E NDRYSHME TË BARRËSISË DHE TË LAKTACIONIT”(kr). Dr. Gani Muhaxhiri së pari punoi në Institutin e Veterinarisë në Prishtinë mandej u zgjodh ligjërues i lëndës Zoohigjena në veterinari në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës dhe arriti deri te prof. inordinar në këtë fakultet. Ka disa punime profesionale të botuara. Vdiq në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.