← Shfleto

Gani Hoxha

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1933 në Bajram Curr. Shkollën fillore e nisi në vendlindje e vazhdoi në Gjakovë dhe e kreu në Istog, të mesmen (Normalen) e kreu në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi - Italiane e kreu në Beograd më 1960. Studimet pasuniversitare i filloi në Zagreb dhe i vazhdoi në Firencë të Italisë, kurse doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në qershor të vitit 1987 me temën:”HUAZIMET ITALIANE NË SHQIPE ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË ELEMENTIN E RI PREJ 1912 E DERI NË DITËT TONA”. Dr. Gani Hoxha së pari punoi si mësues, si gazetar në “Rilindje” dhe si redaktor Radio Prishtinës. Që nga viti 1975 punon në Fakultetin e Filologjisë në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Italiane që e ligjëron këtë lëndë dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuar 150 artikuj shkencor. Merret me përkthime nga italishtja në shqipe dhe anasjelltas dhe nga serbishtja në italisht. Ka të botuara 4 vepra dhe 4 të përkthyera.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.